Dritan Metaj shef i Komisariatit të Policisë Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së hënës me urdher të SPAK, si i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtëquajturit baroni i droges Gëzim Çelaj në zonen e Fushë-Kuqes, i shpallur në kërkim.Policia e shtetit zbarkoj në këtë zonë me katër udher arreste të SPAK, ku përves drejtuesit të Komisariatit Kurbin dhe Çelajt, u shpallen në kërkim edhe Arben Dalipaj nga Vlora dhe Roland Buza nga Durrësi, të cilët dyshohet se janë larguar më heret jashtë vendit.Operacioni është në vijim të atij “Flakë në Det” me 15-gusht të këtij viti.

Dritan Metaj i arrestuar dhe tre të tjeret të shpallur në kërkim janë vënë nën akuzë për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim, në kuader të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe për ta gjykata e e posaçme ka caktuar masen e sigurisë arrest në burg.

Në operacionin e 15 gushtit “Flake në Det”, u arrestuan 4 shqiptar dhe 2 ukrainas, të cilët u kapen me mjetin e vogel lundrues në afersi të Velieres, të cilës i kishin vënë zjarrin.Në të njëjten kohë u ndërhy dhe nga toka, ku në një lokal në lagunen e patokut qëndronin disa përsona të cilët dyshohet që kishin lidhje me tentativen për trafikimin e lëndave narkotike.

Megaoperacioni nisi sapo, mjeti lundrues i nis nga Laguna e Patokut në drejtim të jug perendimit.Gjatë operacionit u sekuestruan dy pistoleta, municion luftarak, shuma të mëdha parash, 25 celular dhe sende të tjera bashkë me 23 kg kanabis e gjetur në det pranë vendit ku u dogj veliera dhe një gomone bashke me GPS.

Artikulli paraprakSHËNDETI MENDOR, RRITET NUMRI I TË PREKURVE
Artikulli tjetërRIKTHEHET NË VËMENDJE SHTETI I ARBËRIT