Arrestohet përgjegjësi i Zyrës së urbanistikës Rubin Hekurani dhe specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj. Bëhet me dije se prezent prej disa ditësh ka qenë edhe KLSH, jo vetëm në bashkinë e Vlorës, por edhe në institucione të tjera.

Mendohet të ketë edhe persona të tjerë në bashkinë e Vlorës, të cilët janë arrestuar nga policia.

Mësohet se arrestimet e personave në fjalë kanë të bëjnë me falsifikim dokumentesh. Në pranga ka rënë edhe shtetasi Parid Kalus, shkelje të ligjit për një leje ndërtimi në Transballkanike.

Kalus mësohet të jetë pronari i cili po kryente ndërtimin në rrugën transballkanike i cili në bashkëpunim me dy punonjësit e mësipërm të bashkisë kanë falsifikuar dokumentet për ndërtim.

Bëhet fjalë për lejen e ndërtimit dhe të veprimtarisë së një lokali në katin e parë të një pallati në rrugën transballkanike. Mendohet se të dy punonjësit e bashkisë kanë shpërdoruar detyrën duke dhënë leje të falsifikuar.

Për këtë lokal të dy zyrtaret e bashkisë Vlorë kanë dhënë lejen e ndërtimit të një shtese të tij, më konkretisht tendën që shihet në pamje. Leje e ndërtimit dhe ushtrimit të aktivitetit të shtesës është dhënë, në kundërshtim me ligjin duke shpërdoruar detyrën.
“Janë gjetur shkelje nga ana e policisë në dhënien e lejes së një projekti. Zyrtari është arrestuar në banesën e tij. Ka pasur një hetim të gjatë për një pronë në bregdet”, raportoi ndër të tjera gazetari Enrik Mehmeti.

Artikulli paraprakGRUAJA LIND FËMIJËN BRENDA NË MAKINË, FALENDERON INFERMIEREN QË E NDIHMOI “ONLINE”
Artikulli tjetërMINISTRIA E SHËNDETËSISË JEP SHIFRAT E COVID-19, JA SA RASTE TË REJA NË 24 ORË