Nëse deri pak vitesh shqiptarët i zgjidhnin shkeljet e qarkullimit rrugor dukë u dhënë rryshfet efektivëve të policisë, tani situata ka ndryshuar e kjo medotdë jo vetëm që nuk të favorizon më, por edhe të penalizon rëndë.
Rasti më i fundit ka ndodhur në Shkodër ku një person është arrestuar në flagrancë, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë rrugore. Ngjarja ndodhi në lagjen “Perash” tek sheshi “Isa Boletini”, ku shtetasi Arjan Curri, 30 vjeç, pasi u gjet me mangësi në dokumentacionin e mjetit, tentoi t’i jepte një kartmonedhë 2000 lekëshe, punonjësit e policisë të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë.
Kaq ka mjaftuar që atij t’i vihen prangat në moment, e tashmë ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Mitdhënia nuk është një fenomen i padëgjuar në Shqipëri, por me instalimin e kamerave në uniformat e policisë, është rritur ndjeshëm numri it ë arrestuarve për këtë vepër penale.
/ Star Plus TV/