Njesia “Shqiponja” në kryeqytet ka ndaluar një mjet luksoz pranë Liqenit Artificial. Nga kontrolli që i bëhet i makinës gjenden armë e drogë e sende të tjera të ndaluara ndërsa shoferi arrestohet.

Fillimisht dy mjetet u pikasën gjatë patrullimit të efektivëve të njësisë Shqiponja të cilët gjatë kontrollit të parë gjetën doza të dyshuara kokainë dhe kanabis duke bërë prangosjen e drejtuesit të mjetit.

Makina tip Benz dhe shoferi u dërguan në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku një kontroll më i detajuar iu bë mjetit nga ku u gjetën në një çantë poshtë sediljes së pasme armë dhe para.

Në një tjetër ndodhi nga përditshmëria e punës së Policisë, përgjatë emisionit publikojmë pamjet nga arrestimi nga agjentët civil të dy të rinjve të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike.

Artikulli paraprakHARADINAJ I PËRGJIGJET RAMËS: PO ZBATON KËSHILLAT E LAVROVIT
Artikulli tjetërPËRMBYSET VARKA ME DY PERSONA, NJËRI DEL NË BREG, TJETRI ENDE NË KËRKIM