Policia e trafikut në Moskë u befasua kur ndaloi një makinë të shtrenjtë në periferinë më ekskluzive të kryeqytetit rus të Rublyovka.

Nga kontrolli doli se patenta e shoferit kishte skaduar, por ishte vetëm një nga 2,000 shkeljet që ai kishte kryer.

Shoferi ngurronte të linte makinën e tij ashtu siç kërkonin oficerët, dhe atyre iu desh të thyenin një dritare për ta nxjerrë jashtë, siç shihet në një video që Ministria e Brendshme postoi në internet.

Shoferi u dërgua në një stacion policie, ku doli se ai kishte 184 gjoba të papaguara.
“Një gjykatës i qytetit të Odintsovo në rajonin e Moskës i dha shoferit shtatë ditë në paraburgim, pas së cilës ai do të mbahet përgjegjës për mos pagimin e gjobave,” tha policia e Moskës.

Rrugët e Rusisë janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Sipas statistikave zyrtare, më shumë se 14.300 rusë vdiqën në aksidente në vitin 2018, që është pothuajse dyfishi i numrit të viktimave të vrasjeve në vend.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS 63-VJEÇAREN, SHOFERI LARGOHET
Artikulli tjetërBILBILRRËFYESA PËR ZGJEDHJE, ZBARDHET DRAFTI I PD-SË