Një 51-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi u kap me kokainë në një lokal në pedonalen e qytetit.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Pedonalja” u arrestua shtetasi me iniciale N.B.

“Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi: 27 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike,

si dhe dy aparate celulare, që i përdorte për të siguruar klientelë dhe një automjet që shpërndante lëndën narkotike”, sqaron policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”.

Artikulli paraprakSHFRYTËZUAN TË MITURËN PËR PROSTITUCION, KËRKOHEN 33 VITE BURG PËR 3 PERSONA
Artikulli tjetërKONCERT NË 86-VJETORIN E PAGARUSHËS, MARRIN PJESE KOLEGËT NGA SHQIPËRIA DHE MAQEDONIA E VERIUT