Arrestimi – Itali, shqiptari furnizonte me kokainë një zonë të tërë, mijëra euro fitime
Pas një hetimi disa mujor, karabinierët në Sanremo kanë arrestuar një 28 vjeçar shqiptar, shpërndarës i rëndësishëm i kokainës dhe hashashin në këtë zonë. Hetimet e kryera nga karabinierët, kanë zbuluar qindra raste të furnizimit me kokainë dhe hashash nga ana e shqiptarit, të realizuara gjatë viteve të fundit. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, emri të cilit nuk bëhet i ditur ishte rezident në Taggia, ndërsa dërgesat i kryente nëpërmjet makinës së tij në të gjithë zonën. Hetimet kanë zbuluar dhjetëra konsumatorë të drogës. Shqiptari ka shitur doza nga 50 deri në 100 euro, duke siguruar të ardhura mujore prej disa mijëra eurosh. Shqiptari është dërguar në arrest shtëpiak në pritje të vendimit të mëtejshëm gjyqësor