Arrestohet shqiptari i arratisur nga burgu i Avlonës në Greqi mbrëmjen e së hënës.
Policia greke informon se arrestimi i tij është bërë sot në mesditë në qendër të Athinës. Vijojnë kërkimet për të arratisurin e dytë, shtetas sirian .

Media greke shkruan se shqiptari ishte i përfshirë në të ashtuquajturën mafia e burgut Koridallos.

Shqiptari është identifikuar nga mediat greke si Albion Shezairi.
Arratisja u pikas nga një gardian, i cila paralajmëroi me të shtëna në ajër, që të ndalonin, por shqiptarët nuk kanë ndaluar, madje njëri prej tyre ka goditur në fytyrë efektivin.

Fillimisht ka qenë njëri prej të burgosurve, i cili kapërceu murin dhe pas tij i dënuari tjetër.Dy të arratisurit vlerësohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Artikulli paraprakART NË QERAMIKË, SHKODRANI QË RISJELL OBJEKTET ILIRE
Artikulli tjetërMJETI DEL NGA RRUGA, PLAGOSEN MATURANTËT