Policia italiane ka arrestuar në portin e Barit dy shqiptarë që udhëtonin me automjet me tragetin e linjës.

Në pranga është vënë shoferi 42 vjeç me akuzën e favorizimit të emigracionit klandestin si dhe një shqiptar 48 vjeç për hyrje të paligjshme në territorin italian.

Ai rezulton i dëbuar me dekret shtetëror nga territori italian ku i ndalohej hyrja për 5 vjet në Itali.

Prej 2007 deri më 2009 ndaj 48 vjeçarit rëndojnë dhe 3 dënime nga drejtësia italiane, për trafik lëndësh narkotike, kërcënim i dhunshëm, mashtrim e falsifikim.

48-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane ka pranuar gjykim të menjëhershëm duke marrë masën me 1 vit e 6 muaj burg.

Ndërsa shoferi 42-vjeçar ka marrën masën e “arrestit me burg” për favorizim të emigracionit klandestin.
Dy shqiptarët ishin nisur nga porti i Durrësit.

Artikulli paraprakNDËRPRITET STËRVITJA E VLLAZNISË SHKAK KËRCËNIMET
Artikulli tjetërANIJA “ADRIATIK” ME FLAMUR SHQIPTAR PREJ KOHËSH E BLLOKUAR NË PORTIN E OTRANTOS