Karabinierët e Provincës së Casertës kanë arrestuar një të ri shqiptar
, gjatë një kontrolli për identifikimin e personave të huaj që jetojnë pa dokumenta. Në pranga ka rënë Erjon Bixi, 33 vjeç, për të cilin, pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ka një urdhër arresti ndërkombëtar me qëllim ekstradimi, të lëshuar nga gjykata e Athinës. Ai është nën akuzë për vrasje me dashje, të kryer në territorin grek në vitin 2003 dhe për këtë akuzë ai është dënuar me burgim të përjetshëm.