Lufta për bizneset e paligjshme, arrestohet shqiptari i kërkuar për tentativë vrasje

Pesë vite e pesë muaj burgim duhet të shlyejë një 45-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua dje nga efektivët e policisë italiane në Verzuolo, Cuneo. Shqiptari, është dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, raportojnë sot meidat lokale, pa bërë të ditur identitetin e 45-vjeçarit. Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2006. I dënuari, së bashku me një tjetër bashkëpunëtor, ka pritur një bashkatdhetar në një shesh në Verzuolo. Pas një sherri mes tyre, 45-vjeçari nxori një pistoletë dhe qëlloi në kofshë shqiptarin tjetër. Mes të plagosurit dhe autorit ka pasur konflikte të mëparshme që lidhen me menaxhimin e bizneseve të paligjshme. 45-vjeçari tashmë është në burgun e Saluzzo-s.

Artikulli paraprakMAGAZINA PËRFSHIHET NGA FLAKËT, RREZIKOHET PYJET NË MILOT
Artikulli tjetërKOKAINË NË KLUBE NATE,LIROHEN NGA PROKURORIA TË ARRESUARIT