Itali, arrestohet shqiptari i rrezikshëm, prej 7 muajsh në arrati

Një shqiptar i konsideruar si kriminel i rrezikshëm është arrestuar në Itali. 38-vjeçari, Indrit Demiri ishte shpallur në kërkim prej 20 marsit, pasi Gjykata e Apelit të qytetit të Ankonës e kishte dënuar me 7 vite e 7 muaj burg për rrëmbim personi, vjedhje dhe grabitje. Prej 7 muajsh në arrati, Demiri u gjet në një apartament në Villa Roso di Martinsicuro nga agjentët e policisë së San Benedeto del Tronto dhe skuadra e ndërhyrjes së shpejtë në Ascoli Piceno. Demiri qarkullonte me makina që nuk ishin të regjistruara në emër të tij dhe një kartë telefoni të regjistruar në emrin e një pakistanezi. Gjatë kontrollit në apartamentin ku jetonte bashkë me të vëllanë u gjetën 6 gr kokainë. Shqiptari ëshët dërguar në burgun e Marino del Tronto.

Artikulli paraprakDESHMIA E IMZOT ERNEST TROSHANIT PER PERSEKUTIMIN NE KOMINIZEM
Artikulli tjetërLULZIM BASHA:SHPALLJA KARDINAL E IMZOT ERNEST TROSHANIT,LAJM I MREKULLUESHEM