Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Departamenti policor i kërkimeve të personave të dyshuar ka arrestuar në qytetin e Selanikut një shtetas shqiptar, 53 vjeç, në një operacion të mirorganizuar në lagjen “Analipsi” të qytetit. Bëhet fjalë për një 53-vjeçar, ndaj të cilit ekzistonte “alarmi i kuq ndërkombëtar” për arrestimin e tij nga “Interpol Tirana”. Sipas urdhërarrestit në fjalë, ai akuzohej për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe për trafik armësh prej vitit 1997 në Shqipëri, ku ka qëlluar dhe ka plagosur për vdekje një shtetas tjetër shqiptar. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, i dyshuari ka dhënë në fillim një pasaportë me një emër të rremë dhe më pas është zbuluar se dokumenti i identifikimit ka qenë i falsifikuar. Pas zbulimit nga policia, 53-vjeçari i arrestuar është çuar në Prokurori.