Zvicër, shqiptari arrestohet me 1.4 kg heroinë

Një shqiptar u arrestua nga rojet e kufirit në hyrje të Zvicrës, pasi u kap me një sasi prej 1.4 kg heroinë. Lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e automjetit, ndërsa droga ishte destinuar për qendrën financiare Ticino. I riu shqiptar u arrestua të premten, ndërsa gjykata konfirmoi arrestimin të hënën (14 nëntor). Heroina ishte blerë në Itali dhe po trafikohej për në shtetin zviceran nëpërmjet doganës Chiasso Brogeda. Hetuesit po kryejnë hetime të tjera rreth rastit.

Artikulli paraprakNDESHJA VLLAZNIA-PARTIZANI DO TE LUHET NE STADIUMIN “LORO BORIÇI”
Artikulli tjetërSHERR ME GRUSHTA NE PARLAMENTIN E UKRAINES