Një shqiptar, rezident në zonën e Comos në Itali, është arrestuar nga policia nën akuzën e trafikut të drogës.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u arrestua pasi u gjet në posedimin e 6 kg kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë në pjesën e kabinës së një Golfi, i cili ishte ndaluar nga policia për një kontroll rutinë, shkruan agjensia e lajmeve Ansa.
Fakti që makina kishte një sërë taksash të papaguara dhe sjellja e shqetësuar e shqiptarit bënë që policia të dyshonte dhe të shtonte kontrollin mbi mjet.
Kështu, policia vuri re se një pjesë e tapicerisë së brendshme të makinës nuk ishte e vendosur mirë.Kontrollet vazhduan për disa orë, derisa fundi i dyfishtë që mund të aktivizohej me një mekanizëm të posaçëm u zbulua.
Brenda ishte lënda narkotike, që ka një vlerë tregu prej rreth 800 mijë eurosh.Gjithashtu, shqiptarit ju gjetën edhe 2600 euro.