Arrestohet shqiptari me 89 kg kanabis
Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën Kardamitsa, pranë aeroportit të Janinës. Gjatë kontrollit që ushtroi policia në mjetin e tij, u gjetën në portbagazh rreth 89 kg kanabis. Droga me peshë 89,3 kg, e ambalazhuar në 85 pako dhe e futur në dy çanta udhëtimi. Mjeti që u sekuestruar, është në pronësi të një shtetasi rumun, i cili po kërkohet nga policia. Gjithashtu u sekuestruan dy telefona celularë dhe 150 euro. 38 vjeçarit iu komunikuan akuzat për importim dhe trafik droge.