Një shqiptar i cili merrej me tregtinë e drogës, u arrestua pasditen e djeshme nga policia e Ankonës në Itali, gjatë një patrullimi kundër lëndëve narkotike.

I riu shqiptar ishte në bordin e makinës së tij luksoze pranë një qendre tregtare duke pritur të dorëzonte pakon me kokainë, kur u pikas nga policia.
Shqiptari ndodhej në makinë bashkë me djalin e tij të mitur.

Ai kishte krijuar brenda makinës një hapësirë për transportimin e drogës, ku brenda saj u gjet një pako me kokainë kristal me peshë rreth 2 kg.

Pasi të “pritej”, kokaina do të arrinte një peshë katërfish me një vlerë tregu prej rreth 8 mijë euro.

Përveç lëndës narkotike, policia sekuestroi edhe 700 euro, të cilat konsiderohen të ardhura nga shitja e drogës.

Artikulli paraprakQEVERIA SHQIPTARE ANULLON DHURATËN PËR UNESCO, “NGJALLJA E LLAZARIT” QËNDRON NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSHQIPTARI KAPET ME 160 MIJË EURO NË MAKINË