Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, që e akuzon për trafik klandestinësh. 46-vjeçari u arrestua në rrethinat e Kozanit, në Greqinë e veriut, pasi në karrocerinë e furgonit që drejtonte u gjetën 13 shtetas të Afganistanit, pa dokumenta hyrjeje dhe qëndrimi në Greqi.

Prej klandestinëve, 9 janë të rritur dhe 4 të mitur. Të gjithë ata u arrestuan, ndërsa policia ka sekuestruar furgonin. Dyshohet se 46-vjeçari i kishte marrë klandestinët afganë për t’i çuar në Shqipëri, me qëllim që prej andej të gjenin një mënyrë për të shkuar në brendësi të Bashkimit Europian. Policia po heton nëse shtetasi shqiptar i arrestuar është pjesë e ndonjë rrjeti të mundshëm që merret me trafikimin e paligjshëm të refugjatëve dhe emigrantëve.

Artikulli paraprakANGELA MERKEL SHMANG KODIN E VESHJES NË ARABINË SAUDITE
Artikulli tjetërMERKEL NË MOSKË PAS DY VITESH, TAKON PUTIN