Qëllim ekstradimi – Arrestohet durrsaku, drejtësia italiane e ka dënuar me 18 vjet burg
Një 38-vjeçar nga Durrësi, i dënuar në Itali me 18 vjet burg është arrestuar me qëllim ekstradimin në shtetin fqinj. Policia e Durrësit sqaron se Luan Haxhija ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma Itali, pasi Gjykata e Pisës me vendimin Nr.94/2000 e ka dënuar me 18 vjet burg për veprën penale“Vrasja”,’Tentativë vrasje”,”Armëmbajtje pa leje”dhe”Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 575 ,56, 110 të Kodit Penal Italian të neneve 3 dhe 4 të ligjit Nr.75/1978. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.