Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga autoritetet greke. Ai është 40 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende me dije nga raportimet e medieve helene.
Shqiptari u arrestua në Lamia të Greqisë ditën e hënë, pas një urdhër-arresti të nxjerrë nga Shqipëria në vitin 2009.
Sipas informacioneve, shqiptari rezultonte me “alarm të kuq” në listën e Interpol. Ai kërkohet në Shqipëri për prostitucion dhe abuzim seksual.
Shqiptari do të dalë para Gjykatës greke për t’u vlerësuar ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.