Arrestohet ‘kapoja’ shqiptar që furnizonte me kokainë e kanabis Selanikun

Më shumë se 28 kg kanabis si dhe 830 gram kokainë është sekuestruar nga policia greke në rajonin e Selanikut, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre shtetas shqiptarë, midis tyre edhe një femër. Policia greke sqaron në komunikatën e saj se kishte marrë informacione në lidhje me shpërndarësit e drogës, e më pas ka identifikuar dhe arrestuar tre shqiptarët, përkatësisht një 54 vjeçar, një grua 39 vjeçare dhe një 30 vjeçar, të cilët janë akuzuar për posedim të lëndëve narkotike dhe armëve. Arrestimet e tyre janë kryer gjatë ditës së djeshme (4 mars), ku janë sekuestruar 28 pako kanabis, si dhe dy shishe me vaj kanabisi, substanca me ngjyrë të bardhë, ende të panjohura, një sasi prej 3600 eurosh, 9 telefona celularë, dy fishekë si dhe peshore elektronike. Policia thotë se 54 vjeçari kishte rolin e furnizuesit me kokainë, ndërsa personat e tjerë merreshin me ruajtjen dhe shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit. Ata janë dërguar pranë prokurorit të Selanikut.

Artikulli paraprakHORROR NË KËLCYRË, ISH-KOMANDO I PRET KOKËN FQINJIT TË MOSHUAR
Artikulli tjetërDROGË NË QAFË THANË, ARRESTOHET DREJTUESI MAQEDONAS