Arrestohet shqiptari që kërkohej në të gjithë Europën
Një i ri shqiptar është vënë në pranga një ditë më parë në Itali, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar. Autoritetet e Belgjikës e kishin shpallur në kërkim 22-vjeçarin shqiptar, sepse e akuzojnë për trafik femrash për qëllime prostitucioni. Siç shkruan mediat italiane, shqiptari është kapur një ditë më parë në zonën e Albiolo në Komo. Ka qënë një kontroll i rastësishëm që ka çuar në pranga të riun nga Shqipëria, që kërkohej në të gjithë Europën. Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në burgun e Komos, në pritje të vendimit të gjykatës për ekstradimin e tij drejt Belgjikës, ku do të përgjigjet për akuzat e ngritura