Një shqiptar 33-vjeçar është arrestuar nga policia italiane në Cologno Monzese, në Milano të Italisë.
Ai është arrestuar pasi prej kohësh dhunonte bashkëshorten. Për më shumë se tre vjet ai dhunonte bashkëshorten, kjo e fundit një 28-vjeçare. Dhuna ishte ndalur vetëm në momentin që ata kishin lindur një vajzë, për të rifilluar më pas. Kështu pasi e dhunoi herën e fundit, gruaja u shtrua në spital dhe denoncoi shqiptari. Nga hetimet rezultoi se kohët e fundit ai ushtronte dhunë sistematikisht, pothuajse çdo ditë. Policia ka zbuluar se shqiptari në shumë raste detyronte bashkëshorten dhe vajzën të largohej nga shtëpia, dhe 33-vjeçari merrte gra të tjera për “argëtim”.