Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi uj kap duke i dhënë disa doza droge një personi tjetër.
Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari i arrestuar është shtetasi M.L., 26-vjeç, banues në Ravenna.
Nga kontrollet e kryera mbi shqiptarin u gjetën dhe sekuestruan 6 doza kokainë, materiale për paketimin e saj, tre telefona celularë dhe mbi një mijë euro para të gatshme.
Pas arrestimit shqiptari M.L., u dërgua në komisariat dhe mbi të rëndon akuza e trafikimit të drogës.
Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të gjykatës Ravenna, pas vlefshmërisë së arrestimit, dënoi shqiptarin M.L., me tetë muaj burg dhe dëbim e tij nga shteti italian.