Policia italiane e Pordenones ka arrestuar një narkotrafikant shqiptar mbi të cilin rëndonte urdhri i arrestit europian për trafik ndërkombëtar të 120 kg kokainë me vlerë 120 milionë euro.

Ndalimi i 42-vjeçarit me iniciale A.A, lindur në Mirditë, u bë pas një kontrolli rrugor të Policisë së Pordenones në një automjet tip BMW me ngjyrë të zezë me targa italiane.

Në automjet shqiptari po udhëtonte me 2 shtetas të tjerë shqiptarë. Ekzaminimi dokumentave të tyre ka verifikuar se ndaj njërit prej shqiptarëve, më 3 shkurt 2020 ishte nxjerrë urdhër arrest europian nga autoritetet greke pas një megaoperacioni për trafik lëndësh narkotike.

Shqiptari i kapur në Pordenone të Italisë akuzohet për trafik kokaine nga Amerika Jugore e Qëndrore drejt Europës.
Ai akuzohet se nga shtatori i 2018 deri në janar 2020 ka trafikuar me anije nga Amerika e Jugut dhe ajo Qëndrore 120 kg kokainë me vlerë 120 milionë euro.

Shqiptari i arrestuar rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal i strukturuar për trafik ndërkombëtar droge.
Trafikanti shqiptar rezulton se prej disa vitesh jeton në Prodenone i punësuar në një fabrikë që merret me përpunimin e hekurit.

Dy shqiptarët e tjerë që udhëtonin me të, rezultojnë të pa përfshirë me aferat e drogës të të arrestuarit.
Drejtori i Policisë së Pordenones, Marco Odorisio, ka deklaruar se “ky arrestim është një rezultat pozitiv i punës së reparteve policore në terren për arrestimin e personave të shpallur në kërkim e aktivizimin e masave gjyqësore ndaj tyre”.

Arrestimi i 42-vjeçarit shqiptar u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit grek, i cili kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN MBI 500 KG DROGË NGA SHQIPËRIA, ARRESTOHET 45 VJEÇARI ITALIAN
Artikulli tjetërMAKINA DEL NGA RRUGA, PLAGOSET RËNDË 30-VJEÇARJA