Arrestohet ‘tmerri’ i dyqaneve të Peqinit

Policia siguron prova ligjore për një sërë vjedhjesh në Peqin dhe ka arrestuar autorin e tyre, ‘tmerrin’ e dyqaneve: Edor Hasanllari, 27 vjeç banues në fshatin Katundi Ri, Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Vashaj me makinën e tij “Benz” me targa AA187 ID ka vjedhur duke e thyer dyqanin me artikuj të ndryshëm në pronësi të shtetasit S.S 47 vjeç. Edhe në fshatin Gjocaj dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit F.B 53 vjeç. Gjithashtu, ai është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Peqin. Policia po vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këto ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakKUNDËRSHTON POLICIN DHE E GODET ME DERËN E “BMW”-SË, ARRESTOHET
Artikulli tjetër17 PERSONA HELMOHEN NGA MONOKSIDI I KARBONIT NË NJË KLUB