Arrestohet trafikanti i shumëkërkuar vlonjat, pjesë e bandës që ‘mbyti’ me drogë Italinë.
Një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg për trafik droge, është vënë në pranga, njoftojnë sot burime zyrtare nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan 34-vjeçadrin Erjon Sadikaj, banues në Vlorë. Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Vendimin e datës 09.07.2014, ka dhënë dënimin 5 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Erjon Sadikaj, i njohur si “Roni” ose ‘Viron”, ka qenë pjesë e një organizate kriminale me tendence trafikimin e lendeve narkotike, që ka trafikuar nga Shqipëria në Itali një sasi të konsiderueshme droge. Në 23 tetor 2009, 143 kilogramë kilogram marijuanë është sekuestruar në Brindizi të Italisë. Sipas hetimeve të policisë italiane, droga ishte destinuar për Erjon Sadikajn. Përgjimet e bisedave telefonike kanë dokumentuar gjithashtu se, në 17 prill 2010, në Romë, Sadikaj dhe Kafilaj, rrëmbyen italianin Luigi Primiceli, që të detyronin Skënder Gockajn, tu dorëzonte një ngarkesë marijuanë, rreth 184 kilogramë, që Erjon Sadikaj e kishte porositur dhe paguar. Ngarkesë që do t’i dorëzohej vlonjatit.