Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.
Demo Progonati është vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Mbi të rëndon akuza për trafikim të lëndëve narkotike. Policia thotë se 46-vjeçari së bashku me shtetas të tjerë, dyshohet se ka trafikuar një sasi prej 2.4 ton kanabis drejt Italisë. Ngjarja ka ndodhur më 9 janar të këtij viti. 7 milje në afërsi të Brindisit, autoritetet italiane pasi kishin marrë informacion nga pala shqiptare, ndaluan një skaf me 2 motorë të fuqishëm. Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian dhe një shqiptar. Mjeti lundrues kishte 1.9 ton kanabis.