Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Nga policia e Shkodrës është arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes me dhune”

 

Nga strukturat e Stacionit të Policisë Velipojë, pas një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe ndalimi shtetasit të shpallur në kërkim:Agron Ndoci, 34 vjeç, banues në Velipojë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendin Nr.741 datë 27.07.2018,

 

ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” Materialet iu referuan Prokurisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakARRESTOHET KOSOVARI QË PËRNDIQTE SHKODRANEN
Artikulli tjetërE DIELA NË PLAZHIN E SHIROKËS