SHBA, arrestohet vrasësi i policëve
Policia në shtetin amerikan të Iowa-s tha se arrestoi një person që dyshohet të ketë vrarë dy oficerë policie. Më herët, policia publikoi foton dhe emrin e të dyshuarit që njihet si Scott Michael Greene, një 46-vjeçar nga zona Urbandale, një rrethinë e kryeqytetit Des Moines. Policia bëri me dije se në orët e para të mëngjesit gjeti dy oficerë policie të ekzekutuar në makinat e tyre. Zyrtarisht motivi i sulmit nuk dihet, por mediat amerikane shkruajnë se Greene mund të jetë hakmarrë ndaj policisë për një episod të mëhershëm. Në tetor, Green postoi një video ku ai vetë i ankohej policisë së ishte dhunuar nga një grup personazh me ngjyrë pasi kishte valëvitur flamurin e Konfederatës gjatë një evenimenti sportiv. Flamuri i Konfederatës konsiderohet gjerësisht si simbol i skllavësirë, pasi dikur ka qenë flamuri i atyre shteteve skllavëpronare amerikane që humbën luftën civile. Në video, dëgjohet një oficer policie që i shpjegon Greene se në situatën aktuale në SHBA, shfaqja me flamurin e Konfederatës para njerëzve me ngjyrë do të shkaktojë probleme. Autoritetet amerikane nuk kanë komentuar këto raporte mediatike duke thënë se hetimet vazhdojnë dhe se detaje do të bëhen të ditura më vonë.