Arrest shtëpie për pedagogët. Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike për dy pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Simon Lufi,ish Shef i Departamentit të Historisë dhe Roakin Daberdaku ,ish zv.Dekan i Fakultetit të Filologjisë u arrestuan pasi merrnin para nga studentët në këmbim të notave kaluese. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje edhe për studentët sekserë që së bashku me profesorët kishin krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve kundrejt vlerave monetare 200-700 euro.Per dy rojet te dyshuar si ndermjetes te ketij rrethi,gjykata ka vendosur arrest me burg.