Ish-trajneri legjendar italian, Arrigo Sacchi, është nderuar nga ana e UEFA-s mbrëmjen e sotme me çmimin e Presidentit për arritjet e tij në futboll.
76-vjeçari u shfaq i emocionuar teksa pranojë këtë çmim ku u shfaq një përmbledhje e momenteve të tij më të mira duke drejtuar Milanin e viteve 90′.
Sacchi u shpreh se gjithmonë është munduar të bëjë një futboll ofensiv dhe që skuadrat e tij të luajnë në një mënyrë të bukur dhe argëtuese për publikun.