EL HAJER PAGUAN NË DORË 50 MIJË, 20 MIJË NË QERSHOR .Vllaznia ka arritur akordin financiare me skuadrën Arabe, El Hajer për shitjen e Arsid Krujës.
Pas bisedmeve të njëpasnjëshme, tashmë është zyrtare që të dy ekipet tashmë vetëm pritet të firmosin kontratën. Lojtari nga ana e tjetër ka qenë dakort duke mos shfaqur asnjë pretendim shtesë.
Tashmë është bërë publike dhe mënyra e arritjes së marrëveshjes. Ekipi El Hajer, ka paguar 50 mijë dollarë. Ndërkohë që në qershor do të paguhen dhe 20 mijë dollarë të tjerë. Po ashtu ekipi I Vllaznisë ka bërë një tjetër klauzolë tjetër ku kërkon 20% të vlerës së shitjes së lojtarit nga ekipi Arab. Këto kushte tashmë janë plotësuar. Lëvizja përfundimtare do të kryhet brënda tre ditëve dhe Vllaznia tashmë pas tre sezonesh arrinë të bëjë një shitje.Nga ana e tjëtër skuadra nuk ka bërë asnjë afrim, ndaj është duke u parë si shumë e paqartë e ardhmja e skuadrës. Kjo për arsyen se largimet dobësojnë ekipin, pasi Kruja ka qenë një prej titullarë pothuajse në të gjitha takimet. Mëgjithatë deri në përfundim të merkatos drejtuesit kanë premtuar se do të realizojnë disa afrime.