SHBA ka arritur marrëveshjen me Turqinë për një armëpushim pesë ditë në verilindje të Sirisë për të lejuar tërheqjen e forcave kurde. Nënpresidenti amerikan Mike Pence ka arritur që të bindë Presidentin turk Tayip Erdogan për të arritur armëpushimin prej pesë ditësh deri në tërheqjen e kurdëve.

“Turqia do të pezullojë ofensivën për pesë ditë për të lejuar tërheqjen e kurdëve dhe më pas operacioni do të ndalet plotësisht pas përfundimit të tërheqjes. Trump do të heqë sanksionet e vendosura ndaj Turqisë pas armëpushimit në Siri” tha Mike Pence.

“Lajme të shkëlqyera nga Turqia. Faleminderit Erdogan. Miliona jetë do të shpëtohen!” shkruan në Twitter Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Pence udhëtoi drejt Ankarasë i shoqëruar nga sekretari i Shtetit Pompeo duke bindur Erdoganin që të ndalë ofensivën kundër luftëtarëve kurdë në Sirinë verilindore.

Ankaraja nisi ofensivën më 9 tetor. Sulmi ka krijuar një krizë të re humanitare në Siri. 200 mijë civilë po largohen nga vendi, ndërsa ka krijuar gjithashtu shqetësim të madh mbi sigurinë e mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik të braktisur në burgjet kurde. Situata solli reagimin e fortë të SHBA dhe BE-së

Artikulli paraprakPREZANTOHET FILMI “INANE”, ME REGJI NGA BESNIK BISHA
Artikulli tjetërNJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME