Matteo Salvini (S) e Luigi Di Maio in due foto combinate ANSA

Itali :Anti-establishmentët e 5 Yjeve Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini nga Lidhja, ranë dakord të formojnë një qeveri të re me profesorin e jurisprudencës Giuseppe Conte si kryeministër. Të dy udhëheqësit thanë se pas bisedimeve të enjten ka krijuar “kushtet” për një qeveri politike.

Të dy burrat u takuan të enjten në Romë për bisedime mbi qeverinë e re të mundshme, 88 ditë pas zgjedhjeve të 4 marsit.

Bisedimet thuhet se po përqendrohen në një post të ri të mundshëm për ekonomistin kundër euros, Paolo Savona, refuzimi i të cilit si ministri i ekonomisë nga presidenti Sergio Mattarella çoi në rrëzimin e ofertës së parë të formimit të qeverisë të dielën.

Giovanni Tria, president i Shkollës së Administratës Kombëtare, është ministri i ri i Ekonomisë, ndërsa Paolo Savona do të drejtojë politikat e Bashkimin Evropian.

Enzo Moavero Milanesi, ish-ministër i punëve të BE, do të jetë ministri i ri Jashtëm, thanë burimet, cituar nga Ansa.

Artikulli paraprakHIPËN MBI PALLAT DHE KËRCËNON TË HIDHET
Artikulli tjetërAKU SEKUESTRON 95 KG PRODUKTE BULMETI JASHTË STANDARDIT DHE PA CERTIFIKATË