Bylykbashi: Dakordësi për depolitizimin e administratës, formula nuk do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme
Në fund të mbledhjes së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, përqafësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se është arritur dakordësia për depolitizimin e administratës zgjedhore.
Por, sipas Bylykbashit, edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2020 do të kryhen me këtë administratë zgjedhore.
“U arrit dakordesi per administrimin zgjedhor. Do të ketë Identifikim biometrik per zgjedhjet e ardhshme. Dakordësia riformaton KQZ. Rama donte te kapte komisionet zgjedhore. Nuk i kapi dot. U terhoq. Sot ne ora 10.00, PD propozoi zgjidhjen per depolitizimin e administrates zgjedhore me perjashtimin e administraten publike nga komisionet zgjedhore. PS e refuzoi. Komisionet zgjedhore mbeten sic jane. Depolitizimi i administrates zgjedhore do te kryhet vetem pas zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe lokale”, tha Bylykbashi.
Yuri Kim: Të gjitha palët bënë lëshime. SHBA krenare për këtë marrëveshje, ju mbështesim për integrimin
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në përfundim të mbledhjes së këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, për të cilën palët vendosën të dakordësohen për administratën zgjedhore tha se të gjitha palët lëshuan diçka nga vetja për të mirën e Shqipërisë.
Ajo tha se ishte krenare për këtë marrëveshje.
“Jemi shumë të kënaqur që Këshilli Politik mori këtë vendim dhe u bë kjo marrëveshje e rëndësishme. Të gjitha palët kanë dhënë kontributet e tyre, por kanë hequr dorë, e kanë dhënë diçka që Shqipëria të përfitojë. Disa do ta kritikojnë si jo të mjaftueshme këtë marrëveshje, por po ta shikojmë në një kuadër më të gjërë, kjo është një gjë për të cilin të gjithë më pas do japim mbështetjen e tyre. Sa i përket SHBA ne jemi krenarë për këtë marrëveshje do ju mbështësim në rrugën e integrimit europian”,- tha ajo.
Soreca: Mbështesim hapin e rëndësishëm të opozitës për depolitizimin e administratës
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, deklaroi në fund të mbledhjes së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ku u arrit marrëveshja mes palëve politike, se është bërë një hapë shumë i rëndësishëm.
Kryediplomati evropian theksoi se që në diskutimet e ditës së mërkurë pati një marrëveshje të mirë, por opozita e bashkuar kërkoi të shikonte dhe shqyrtonte më tej disa çështje, si depolitizimi i administratës zgjedhore. Për ambasadorin Soreca, kjo është një gjë e rëndësishme dhe në përputhje me rekomandimet e OSBE.
“Të mërkurën ne kemi pasur një marrëveshje të mirë, pas disa diskutimeve të mira. Ju e dini që opozita e bashkuar ka kërkuar të shikonte dhe shqyrtonte më tej disa çështje, si depolitizimin e administratës zgjedhore, gjë që është në përputhje me rekomandimet e OSBE. Ne e mbështesim këtë hap të rëndësishëm të arritur. Javën që vjen KE do të propozojë edhe kuadrin negociator. Kështu që tani le të ecim përpara. Shumë faleminderit”, tha Soreca.
‘’Vetëm fillimi’’, Duncan Norman: Marrëveshja u mundësua prej dëshirës për kompromis, të gjithë hoqën dorë nga diçka
Ambasadori britanik, Duncan Norman ka thënë pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore se palët patën dëshirë për kompromis ndërkohë që të gjitha hoqën dorë nga diçka.
Norman thotë se ky është vetëm fillimi dhe se nëse vijohet kështu atëhere ka shpresë për të ardhmen.
”Kjo është një ditë e mirë në fund të një jave mjaft të gjate. Të gjithëve u është dashur të heqin dorë nga diçka. Marrëveshja u bë e mundur sepse të gjithë patën vullnet dhe dëshirë për kompromis. Ky është një mesazh i rëndësishëm për politikën.
Kjo marrëveshje është hap shumë i rëndësishëm për negociatat. Po ashtu hapi i rëndësishëm për zgjedhjet e Shqipërisë dhe zgjedhësit. Ky është vetëm fillimi. Në rast se kjo frymë kompromisi dhe bashkëpunimi do të vijojë atëhere jam shpresëplotë për të ardhmen.”- tha Norman.
Gjiknuri pas marrëveshjes: Për opozitën sakrifikuam rekomandime të rëndësishme të ODIHR, depoltizimi i administratës zgjedhore gradualisht
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka folur pas marrëveshjes në Këshillin Politik duke thënë se PS sakrifikoi për opozitën disa rekomandime të rëndësishme të ODIHR.
Gjiknuri tha se PD refuzoi depolitizimin e administratës zgjedhore por ajo do kryhet gradualisht pas zgjedhjeve të 2021.
Më tej Gjiknuri shtoi se identifikimi biometrik do financohet nga qeveria dhe do paguhet një ekspert i BE që do caktojë masën që do të implementohet teknologjia.
”PD nuk ishte gati, e kundërshtoi, por tani kemi rregulla të pranuara nga gjithësecili edhe me këtë administratë që kemi. Ajo që u pranua është një administratë e balancuar, me kërkesë të PD do funksionojë edhe për zgjedhjet e 2021. PD hoqi dorë nga kërkesat absurde, nuk ka më kërkesa për menaxhimin e zgjedhjeve, qeveria tranzitore.
Përtej pretendimeve, më në fund u kthyen aty ku duhet të ishin, e rëndësishme është ta pranojmë këtë sistem, pasi në këto kohë depolitizimi të shtrihet gradualisht. Do përpiqemi që identifikimi biometrik të shtrihet, por zgjedhjet nuk mbahen peng prej teknologjisë, por kjo administratë e politizuar dhe e balancuar ka funksionuar. Nuk do i jepnim alibi opozitës që të mbetej jashtë zgjedhjeve. Për ne është e rëndësishme integrimi. Ky është moment i rëndësishëm pasi palët i kthehen institucioneve.
Këshilli Politik do vijojë të miratojë draftet që zbërthejnë marrëveshjen.
Besoj kodi do mbyllet patjetër brenda këtij sesioni. Buxheti i shtetit do garantojë identifikimin.diometrik. Do merret një ekspert nga BE për tu konsultuar me KQZ që do përcaktojë shkallën e shtrirjes, përcaktuar në buxhetet do të
Marrëveshja kryesore është arritur, tani zbardhje e drafteve teknike, por shumë shpejt do kemi zbardhet e plota.
S’ka pranuar depolitizimin PD. Nuk ka pasur dhe nuk dua të bëj estradë sepse PD ka qëndruar që ne nuk donim depolitizim sepse e kemi zaptuar ne sipas tyre. Ne duam pluralizmin politik. Ne sakrifikuam rekomandime të rëndësishme të ODIHR vetëm që opozita të futet në garë. Kjo është çfarë fituan.”- tha Gjiknuri.
Rudina Hajdari: I dhamë mundësinë Shqipërisë të hapë negociatat, mora garanci nga ambasadorët edhe për lista të hapura
E shqetësuar që nuk u ndryshua sistemi zgjedhor për të shkuar drejt listave të hapura, por me një garanci nga ambasadorët që Shqipëria do shkojë drejt atij sistemi. Kështu u shpreh në përfundim të mbledhjes së Këshillit politik, deputetja Rudina Hajdari.
Ajo tha se sot nuk mund të votonte kundër integrimit të Shqipërisë në BE, prandaj dha dakordësinë e saj.
“Nuk ka qënë gjë e lehtë për mua. Që të quhej reformë duhet të kishte elementë të tjerë të shpreheshim për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ajo që mund të them sot është që minimalisht nëse do e bllokoja unë sot këtë marrëveshje do duket sikur nuk e dua rrugën drejt BE. Ajo që është e dukshme është fakti se opozita parlamentare ka qëndruar në parlament për t’ja shtruar rrugën Shqipërisë për reformat. Duhet të jemi vigjilentë se në Shqipëri nuk ka thjesht dëmtim të procesit të zgjedhjeve, por dëmtim të demokracisë.
Maxhoranca e ka kapur pushtetin, e trajton Shqipërinë si plackë. Shumë njerëz që e kanë parë kauzën atë të ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave e dinë që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë këtij vendi. Në duhet t’i garantojmë shqiptarëve që kushdo që vjen pas Ramës të mos sillet si Rama. I kemi parë të njejtët aktorë që sillen në të njejtën mënyrë. Doja ta përfshinim edhe këtë pikë për sistem të hapur, lista të hapura si shumica e vendeve të BE.
Mora garanci nga ambasadorët se bisedimi për ndryshimin e sistemit do vazhdojë, për listat e hapura dhe ligjin e referendumeve si dhe vota e diasporës.
Ne i dhamë sot garancinë Shqipërisë të hapë negociatat”,- tha Hajdari.