Numri i personave të prekur nga virusi i gripit këtë sezon pritet të arrijë në tre milionë në Itali, sipas buletinit të fundit nga Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS).
Sipas publikimeve, në javën midis 6 dhe 12 janarit, 374 000 persona u prekën nga gripi, duke çuar totalin e personave që nga tetori në 2 268 000 persona.
Rajonet me numrin më të lartë të personave të prekur nga gripi ishin Piedmonte, Lombardia, Liguria, Umbria dhe Lazio.