Presidenti Bajram Begaj përshëndet arritjen e marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza.

Në një postim në rrjetin social “X”, Begaj shkruan se kjo nënkupton fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit, ndërsa thekson se zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme.

“Përshendes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon.”- shkroi Kreu i Shtetit në llogarinë e tij në x.

Artikulli paraprakLIRIMI I 98 PENGJEVE DHE TËRHEQJA E USHTRISË/ MARRËVESHJA MES IZRAELIT DHE HAMASIT NË FUQI NGA 19 JANARI, JA DETAJET E UJDISË SË SHUMËPRITUR
Artikulli tjetërRAPORTI GLOBAL/ NGA EMIGRIMI “NGA HALLI” TE KRIMI EKONOMIK, 5 RREZIQET KRYESORE PËR SHQIPËRINË