Universiteti I Shkodrës ka organizuar Konferencën e 5-të Shkencore Ndërkombëtare “Arritjet dhe Sfidat e Profesionit të Punës Sociale”, në bashkëpunim me departamentin e Psikologjisë dhe Punës Sociale pranë këtij institucioni. Rektorja Suzana Golemi tha se kjo konferencë bëri bashkë mbi 80 pedagogë brenda dhe jashtë vendit, ndërsa Visar Dizdari, drejtor I departamentit të punës sociale tregoi për rëndësinë që mbart ky aktivitet.
Artan Hoxha, rektor I universitetit të Tiranës vlerëson bashkëpunimin për konferenca të tilla.
Konferenca u fokusua në shtyllat kryesore të edukimit, kërkimit dhe praktikës në punën sociale.