Të gjitha akset rrugore të administruara nga drejtoria rajonale e Arrsh Shkodër janë aktualisht të hapura, ndërsa probleme janë shfaqur në rrugën Koplik – Bogë, ku ngricat kanë qenë të pranishme për ditë me radhë dhe lëvizja ka qenë e vështirë.

Përgjegjësi i sektorit të mirëmbajtjes pranë kësaj drejtorie bën me dije se akset e tjera rrugore janë të kalueshme dhe nuk janë shfaqur problematika.

Specialistët ripërsërisin thirrjen për përdorimin e zinxhirëve, kryesisht në zonat e Pukës. Edhe më parë drejtori rajonal i këtij institucioni Shkëlqim Sterkaj bëri me dije se autoriteti që përfaqëson do të punojë për të mbajtur hapur akset e administruara prej tij.

Artikulli paraprakGJURAJ: PRITET HAPJA E RRUGËS NË MALIN E SHOSHIT
Artikulli tjetërARRSH ÇON NË PROKURORI FIRMËN E AKSIT DEDAJ-BOGË