Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të ndërtojë 7 ura të reja në disa segmente që konsiderohen si kyçë për shkak të trafikut.

ARRSH po kërkon një konsulent që do të hartojë studimin për 7 projektet, të cilat janë; Ura e Leklit, Dragotit, Ura e Vorës, Tapizës, Zëmblakut, ura që lidh rrugën Levan-Tepelenë me Dragot-Tepelenë, rikonstruksionin e urës së Kaludhit si dhe një nyje në disnivel në Bushnesh, që është pjesë e aksit Milot-Thumanë e ndërtuar kohët e fundit.

Ura e Tapizës që ndodhet në aksin Kamëz-Fushë Krujë është ndërtuar rreth 50 vite më parë.

Ura e Leklit është ndërtuar në vitin 1925 nga italianët dhe është urë konstruksion metalik.
Ura e Dragotit 108 metra është ndërtuar në vitin 1935 me projekt italian.

Ura e Zëmblakut me një gjatësi 50 metra ndodhet në aksin rrugor “kryqëzimin Zëmlak-Doganë Goricë, ndërsa gjatë viteve të fundit ka pësuar shumë dëmtime.

Ura në aksin Levan- By pass Tepelenë dhe Dragot-Tepelenë pritet që të reduktojë trafikun në drejtimin e Përmetit.

Ura e Vorës është ndërtuar rreth viteve 80, ndërsa është amortizuar.
Ura e Kaliudhit ndodhet në aksin rrugor Përmet-Çarshovë ka pësuar dëmtime të shumta nga përmbytjet e viteve të fundit.

Artikulli paraprakRRËSHQET TOKA, KËRCËNOHET FSHATI ME 300 SHTËPI
Artikulli tjetërSTUDIO E HAPUR – 19.06.2018