Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e Hënë (datë 10 Shtator 2018),
në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojnë punimet për rehabilitimin e dy segmenteve tjera rrugore, përkatësisht atë Shkodër-Muriqan dhe Lezhë-Shëngjin.
Ndërhyrja rehabilituese në aksin nga (Ura e Bunës) – Muriqan , parashikon prishjen e shtresave ekzistuese asfaltike, zëvendësimin e nënshtresave në çakëll dhe stabilizant, realizimin e të gjithë shtresave të reja asfaltike në gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore e masave të sigurisë rrugore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Disa herë edhe banorët e zonës kanë kërkuar të investohet. Aksi Shkodër-Muriqan është vetëm 13 kilometër dhe nuk kërkon investim edhe aq madhor ndërsa në shumë raste është bërë burim aksidentesh.