Autoriteti Shqiptar Rrugor (ARRSH) ka paralajmëruar nisjen e një aksioni në rrugët e vendit për mbylljen e të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve e duke u kthyer në burim aksidentesh.
Sipas ARRSH, ky aksion do të nisë nga 27 nëntori dhe konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës.
Për ato biznese që plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës për hyrje-dalje, duhet të përgatisin dokumentacionin dhe të aplikojnë tek e-albania.
Sipas ARRSH, çdo projekt që do të paraqitet për hyrje-dalje, duhet të jetë i shoqëruar me një Raport Auditimi të Sigurisë Rrugore të përgatitur nga auditues i certifikuar.