Rruga nga Boga e Malësisë së Madhe drejt Thethit është e bllokuar për shkak të rënies së orteqeve të borës tek tunelet panoramike në Qafë Thore.
Përgjegjësi i drejtorisë rajonale të Autoritetit Rrugor për Veriun Hajrullah Sylja shprehet se për momentin është e pamundur ndërhyrja për pastrimin e borës pasi rrezikohet jeta e punonjësve nga rrëshqitja e bores.
Përveç Qafë Thores, akset e tjera rrugore që mbulon ARRSH në zonën e veriut janë të hapura. Përgjegjësi i ARRSH thotë se një problematike për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe dheut ka patur edhe rruga e Komanit.
Ruga Tamarë-Vermosh në Malësinë e Madhe është e hapur edhe pse trashësia e borës atje arrin deri në 30 centimetër. Gjithsesi kërkohet që drejtues e automjeteve të përdorin zinxhir dhe goma dimërore për të mos rrezikuar.