Zonat e largëta në qarkun Shkodër janë më problematiket sa i përket shërbimeve mes të cilave edhe arsimimi i fëmijëve.

Edhe pse shqetësimet kanë të shumta për mungesën e mësuesve në ato zona, ndryshe mendon drejtori rajonal i arsimit për veriun Bardhok Pulaj.

Ky i fundit shprehet se asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa bërë mësim qoftë edhe në zonën më të largët të mundshme sepse do t’i dërgohet mësuesi përkatës.

Pavarësisht se drejtori Pulaj shprehet se çdo fëmijë bën mësim të rregullt në zonat e thella malore ku rrugët bllokohen nga bora në stinën e dimrit ka rezultuar e pamundur për të zhvilluar procesin mësimor. I pyetur për ndarjen në katër rajone të drejtorive arsimore, drejtori Pulaj shprehet se po funksionon më mirë se më përpara.

Drejtori rajonal i arsimit për veriun Bardhok Pulaj këto deklarata i bëri gjatë një takimi të tij në Malësi të Madhe.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, KRYEBASHKIAKU KONTRATË SOCIALE ME QYTETARËT
Artikulli tjetërRINDËRTIMI PAS TËRMETIT, XHAÇKA: NISIM SHUMË SHPEJT