Nxënësit u bënë bashkë dhe prezantuan aftësitë e tyre në gatim, profil për të cilin edhe studiojnë.Në këtë mënyre u përmbyll vizita 1 javore e nxënësve të arsimit profesional të Hamburgut në Gjermani, në shkollat “Kolin Gjoka” dhe “Shën Jozefi Punëtor”, ku përgjatë këtyre diteve shkëmbyen eksperienca dhe ide mes njëri-tjetrit.Përfaqësuesit e tre shkollave thonë se ky bashkëveprim mes tyre ndihmon ne njohjen e kulturave dhe formimin më tej të nxënësve të dy vendeve.
Nxënësit e arsimit profesional të Hamburgut thonë se kjo vizitë në Shqipëri ishte një eksperience mjaft pozitive, pasi kanë marrë më shumë njohuri në fushen që ata studiojnë.
Vizita studimore në Lezhë dhe Mirditë e nxënësve dhe mësuesve të shkollës së Hoteleri-Turizmit BS03 të Hamburgut në Gjermani, u arrit falë angazhimit të konsullit të nderit të shqipërisë në Hamburg mirditorit Kol Gjoka, ndërsa ky bashkëpunim mes tyre do të jetë i vazhdueshem.