Aleanca sindikale e arsimit në Shkodër është kundër mosdhënies së shpërblimit të fundvitit nga ana e ministrisë së arsimit për mësuesit ndërsa shprehin pakënaqësinë edhe për mosdhënien e pagës për orët suplementare dhe shpenzimeve të transportit.
Aleanca sindikale bën thirrje që arsimitarët shkodran të bashkohen në qëndresën protestuese. Nëse ministria e arsimit nuk merr parasysh kërkesat e aleancës sindikale atëherë me 12 nëntor do të zhvillohet një protestë në oborrin e drejtorisë rajonale të arsimit. Sipas aleancës është koha e aksionit sindikal ndërsa arsyet janë të tejkaluara. Sindikalisti Arian Peraj ka refuzuar urimin e fundvitit nga ministrja e arsimit Lindita Nikolla duke ia rikthyer mbrapsht me mbishkrimin “refuzoj ta pranoj nga ministria më e papërgjegjshme”.