Gara në art përmes zhanreve kenge, kercim, instrument dhe aktrim mes shkollave te mesme të Lezhes ka zgjedhur fituesit e saj. “Art Fest Lissus” 2024 mbylli rrugëtimin tre mujor me talente që u perfshinë në këtë aktivitet shumë interesant dhe produktiv për identifikimin e të rinjve artiste në çdo fushe.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku dhe Drejtori Rajonal i Arsimit Hasan Muça shprehen bindjen e tyre se kjo është mënyra më e mirë për ti nxitur të rinjtë që të aktivizohen në fusha të ndryshme e ndërkohe skena shërben për promovimin e tyre.

Përtej formatit të krijuar dhe shumë interesant për të rinjtë e Lezhës, “Art Fest Lissus” identifikoi edhe një problematikë që ka të bëjë me mos përfshirjen e të gjithë mësuesve dhe shkollave për të qenë pranë nxënësve të tyre.

Artikulli paraprak“OSO KUKA” ORGANIZON DITËN E DYERVE TË HAPURA
Artikulli tjetërVELIPOJË, SFIDAT E SEZONIT TURISTIK, NGRITET TASK-FORCA