Një ndër artistët më të vlerësuar të skenës ndërkombëtare të artit bashkëkohor, Anri Sala,ka qënë pjesë e Art House në Shkodër.

“Memoriet e trupit” ka qënë tema e bashkëbisedimit të tij, ndërkohë që është hera e parë që ai vjen në Shqipëri për të prezantuar para publikut një grup punimesh që ka krijuar gjatë veprimtarisë së tij artistike dhe për të diskutuar mbi motivet që e shtyjnë në krijimtarinë e tij. Pjesë e kësaj mbrëmje përvec të ftuarve të vecantë ka qënë edhe Ministria e Kulturës Mirela kumbaro, e cila vleresoi jo vetem kete aktivitet që për herë të parë në Shqipëri zhvillohet në Shkodër, evidentoi edhe vlerat e artistit Anri Sala. Anri Sala ka lindur në Tirane në vitin 1974. Aktualisht jeton dhe punon në Berlin. Ndër ekspozitat personale mund të veçojmë: 2016 New Museum, New York “ Anri Sala: Answer Me”. 2014 Haus der Kunst “The present moment”, Munich, Gjermani. 2013 La Biennale di Venezia ku ka përfaqësuar Francën me “ Ravel Ravel Unravel”, 2011 Museé d’Art Contemporain Montreal, Quebec, Kanada. 2005 Fondazione Nico- la Trussardi “Long Sorrow” Milano, Itali.

Artikulli paraprakSMAJLAJ NDERON, ATLETI RENDITET I 9-ti NË EUROPIAN
Artikulli tjetërSAMITI I NATO, RAMA TAKOHET ME OBAMEN