Ky është Edis Kadija, 26-vjeçari skulptor nga qyteti i Shkodrës i cili prej 2 vitesh ka hapur studion e tij ku krijon punime të ndryshme me materiale qeramike. Me përfundimin e studimeve në Akademinë e Arteve, Edisi i ka dedikuar pjesën më të madhe të ditës pasionit të tij duke krijuar vazhdimisht punime të ndryshme.

Edisi na tregon nga afër se si krijon punimet e tij prej qeramike, diçka që ai e ka mësuar vetë.

Skulptori 26-vjeçar tregon se për të është shumë e vështirë të sigurojë bazën materiale për punimet që krijon në studio.

Skulptori i ri në profesion, Edis Kadija e ka shtrirë artin e tij edhe në rikrijimin e objekteve me rëndësi arkeologjike duke marrë fotot e sendeve të hershme ilire dhe duke i risjellë ato në mënyrë identike si vazo apo zbukurime të tjera.

Këto punime të tij marrin shpesh vëmendjen e turistëve të huaj. Kadija shpreson që arti në qeramikë të vlerësohet dhe të njihet më shumë nga qytetarët shkodranë.

Artikulli paraprakKAPËN PËR FYTI POLICIN PAS PROTESTËS, NË HETIM FLAMUR NOKA DHE 5 ISH-DEPUTETË TË PD-SË
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI I ARRATISUR NGA BURGU GREK, NË KËRKIM SHOKU I TIJ SIRIAN